“Ushtarët rusë po vetëplagosen me plumba ukrainas”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ushtarët rusë po vetëplagosen me plumba ukrainas”

Raportime të shpeshta kanë ardhur nga fronti i luftës në Ukrainë, ku thuhet se morali i ushtarëve rusë ka rënë për shkak të avancimit të ngadaltë dhe motiveve të vërteta të këtij sulmi.

Këtë gjë e tregon dhe telefonata e fundit që një ushtar rus zhvilloi me nënën e tij dhe që është zbardhur nga shërbimet inteligjente.

Në audio dëgjohet ushtari tek tregon se forcat e Putin po kërkojnë për municione të ushtrisë ukrainase që të qëllojnë veten në këmbë që më pas të shkojnë në shtëpi.

Ushtari tregon se njësia e tij po kërkon plumba të kalibrit 7.62 që përdorin ushtarët ukrainas dhe shton se shokë të tij tashmë e kanë bërë këtë gjë duke qëlluar veten.

Advertisement

Telefonata, e cila u publikua nga Shërbimi i Sigurisë ukrainase, pretendon gjithashtu se 120 persona janë dërguar në spital me plagë dhe 350 të tjerë janë kthyer në Rusi në arkivole.

Ushtari i paidentifikuar i thotë gjithashtu nënës së tij se njësia i tij nuk është më e pajisur me municione luftarakë sepse ukrainasit ua hodhën në erë të gjitha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy