Ushtarët ukrainas pozicionohen në pika kyçe në Kiev për të përballuar sulmin e Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtarët ukrainas pozicionohen në pika kyçe në Kiev për të përballuar sulmin e Rusisë

Forcat ukrainase janë fotografuar të shtrira nëpër rrugët e Kievit, pasi kanë zënë pozicione kyçe në qytet, në pritje të mbërritjes së trupave ruse. Beteja për kryeqytetin e Ukrainës nisi që në orët e para të mëngjesit, në periferi të tij, ndërsa sirenat e alarmit për të paralajmëruar sulmet me raketa ranë deri në të gdhirë.

Ushtria ruse mendohet se është brenda qytetit, por vendndodhja e saktë nuk dihet ende. Ata besohet se kanë zbritur në Kiev nga Çernobili, pasi arritën të merrnin një ditë më parë centralin bërthamor. Trupa të tjerë besohet se mbërritën nga lindja. Sipas autoriteteve ukrainase, e premtja do të jetë dita më e vështirë.

Shërbimet inteligjente amerikane besojnë se forcat speciale ruse do të kërkojnë të marrin një tjetër aeroport në Kiev, “Sikorsky”, ose “Boryspil”, që do të përdoret për të dërguar në Ukrainë mijëra trupa me avion, të pashqetësuar nga rezistenca e vendasve. Më herët mediat lokale publikuan, duke cituar zyrtarë të inteligjencës ukrainase, planin e Putin për të rrëzuar qeverinë dhe vendosur një kupolë drejtuese proruse, si dhe për të ndarë Ukrainën në dy pjesë, njëlloj si Gjermania pas Luftës II Botërore.

Për të arritur këtë, trupat ruse duhet të gjejnë Presidentin Zelensky dhe ministrat e tij, dhe t’i detyrojnë të nënshkruajnë marrëveshjen që do të rikthente kontrollin e Rusisë mbi ish-republikën e Bashkimit Sovjetik.

Advertisement

Pas thirrjes për ndihmë nga NATO, Zelensky kërkoi një takim me Putin për të shmangur luftën. Sipas Kremlinit, përballë kësaj kërkese, Putin është gati të caktojë një delegacion të nivelit të lartë për bisedime.

Rusia sulmoi Ukrainën të enjten, me pretendimin se po mbron popullsinë civile në të ashtuquajturat Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk, ku sipas Putin po kryhet gjenocid. Por Perëndimi beson se plani i tij është të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy