Ushtari hero, hedh veten në erë bashkë me urën: Pushtues rusë, ta dini se toka do t’ju digjet nën këmbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka nderuar aktin heroik të një ushtari të forcave ukrainase, të cilin e ka konsideruar një nga heronjtë e së sotmes.

“Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po përballet me okupatorët rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës u bë kryqëzimi i Krimesë, ku një batalion i veçantë i këmbësorisë, për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve ruse, mori vendim për të minuar urën në Genichesky.

Një inxhinier i një batalioni të veçantë, marinsi Vitaliy Volodymyrovich doli vullnetar për të kryer këtë detyrë. Ura u minua, por ai nuk pati kohë të largohej.

Sipas fjalëve të vëllezërve të tij në luftë, Vitaliy kontaktoi dhe dhe raportoi dhe befasisht ndodhi shpërthimi. Një vëlla yni u vra.

Advertisement

Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të rivendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.

Komanda e Trupave do të kërkojë para komandës më të lartë që t’i jepet marinsit Skakun Vitaliy Volodymyrovich titulli më i lartë shtetëror i nderit.

Pushtues rus, ta dini se toka do t’ju digjet nën këmbë!

Do të luftojmë derisa të jetojmë! Dhe sa të jemi gjallë do të luftojmë” thuhet në mesazhin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy