Udhëheqësit e Hamasit, duke përfshirë zyrtarin e saj të lartë në Gaza, janë arratisur për të shpëtuar nga ushtria izraelite, e cila kërkon me çdo kusht “kokën e tyre”. Ndërkohë, operacioni ushtarak izraelit duket se nuk e ka ulur intensitetin teksa trupat përparojnë drejt jugut në Rafah, bastioni i fundit i mbetur i Hamasit.
“Forcat tona operojnë në terren në pjesën më të madhe të territorit të Rripit të Gazës”, tha ministri i Mbrojtjes izraelite.
Një zëdhënës i Hamasit tha se luftëtarët e grupit po operojnë ende në të gjitha zonat e Gazës.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nisi turneun e tij në Lindjes e Mesme me synimin për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve./vizionplus.tv/
Advertisement