minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ushtria izraelite sulmon pozicione të Hamasit në Rripin e Gazës - Struga.info


Ushtria izraelite sulmon pozicione të Hamasit në Rripin e Gazës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria izraelite sulmon pozicione të Hamasit në Rripin e Gazës

Gjatë sulmeve ndaj pozicioneve në Rripin e Gazës u bombarduan një fabrikë raketash dhe një pikë ushtarake e Hamasit, njoftoi ushtria izraelite. “Jerusalem Post” njofton se tanket kishin qëlluar edhe pozicionet e Hamasit përgjatë kufirit me Rripin e Gazës. “Organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për ngjarjet dhe për pasojat e veprimeve terroriste në Rripin e Gazës”, citon gazeta burimet e ushtrisë.

 

Të shtunën në mëngjes Izraeli njoftoi se pranë Tel Avivit kishin rënë në det dy raketa të qëlluara nga Rripi i Gazës. Deri tani nuk ka njoftime për viktima të mundshme.

 

Advertisement

Qetësi që nga muaji maj

 

Organizata palestineze Hamas që dominon në Rripin e Gazës, është klasifikuar nga Izraeli, SHBA dhe BE si organizatë terroriste. Izraeli u përfshi  në maj në një konflikt të armatosur njëmbëdhjetëditor me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

 

Advertisement

Egjipti arriti të ndërmjetësonte një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 21 maj. Që atëherë gjendja ka qenë relativisht e qetë./ DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy