FOTO/ Bajram dhe luftë në Rripin e Gazës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lutjet për paqe kanë heshtur bombardimet dhe përplasjet, të paktën në momentin e faljes së namazit të Fiter Bajramit në kompleksin e xhamisë Al Aqsa. Mijëra besimtarë përmbyllën muajin e gjatë të tensioneve në qetësi, por situata mes Izraelit dhe Hamasit vijon të përshkallëzohet ndjeshëm.

Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar ndërtesa të larta dhe objektiva të tjerë në Rripin e Gazës, ndërkohë që ka patur konfrontime më të dhunshme midis izraelitëve hebrenj dhe qytetarëve palestinezë të Izraelit.

Advertisement

Disa komandantë të grupit militant, Hamas janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanjahu ka kërcënuar me përgjigje edhe më të ashpër, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ulje të tensioneve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në një bisedë telefonike me Netanjahun ka deklaruar mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten. Uashingtoni do të nisë një të dërguar të posaçëm në Lindjen e Mesme, me qëllim uljen e tensioneve. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e autoritetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Bilanci i luftës vijon të rëndohet nga dita në ditë, ndërsa nuk janë kursyer as fëmijët. Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Kuartetit të Lindjes së Mesme, ku përfshihet Moska, SH.B.A., BE dhe Kombet e Bashkuara.

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy