Ushtria izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa në Gaza, gjendjen dhjetëra trupa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa në Gaza, gjendjen dhjetëra trupa

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, ku sundon lëvizja islamike palestineze Hamas, njoftoi sot se ushtria izraelite tërhoqi tanket dhe automjetet e tjera që ishin vendosur brenda spitalit Shifa, objekti më i madh shëndetësor i enklavës, ku kishte kryer një operacion për dy javët e fundit. Ministria shtoi se “dhjetëra trupa” u gjetën më vonë.

Një gazetar i AFP-së dhe dëshmitarë okularë raportuan gjithashtu se tanket dhe automjetet e tjera të blinduara u tërhoqën.

Vetë ushtria izraelite nuk e ka konfirmuar se ka tërhequr forcat e saj nga spitali në këtë fazë.

“Dhjetëra trupa martirësh, disa në gjendje dekompozimi, u gjetën brenda dhe përreth spitalit Shifa”, tha Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në një deklaratë, duke shtuar se dëmet materiale janë “jashtëzakonisht të mëdha” në të gjithë objektin.

Nga ana tjetër, forcat që tërhiqeshin “i vunë flakën ndërtesave të kompleksit dhe e nxorën plotësisht jashtë funksionit”.

Një gazetar i AFP-së në vend zbuloi se ndërtesat ishin dëmtuar në shkallë të gjerë dhe disave iu vu zjarri.

Advertisement

Një mjek i tha AFP se më shumë se 20 trupa ishin numëruar. Sipas tij, disa janë shtypur nga automjetet ushtarake izraelite teksa po largoheshin.

Ushtria izraelite, e cila akuzon militantët e Hamasit se fshihen brenda spitaleve, nisi atë që e përshkroi si një “operacion preciz” më 18 mars në Shifa, në territorin verior palestinez të qytetit të Gazës.

Gjatë këtij operacioni, Izraeli siguroi se “eliminoi rreth 200 terroristë” në këtë sektor.

Operacioni u zhvillua ndërkohë që qindra të zhvendosur ishin strehuar në strukturën shëndetësore.

Dje, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi përmes X se 21 pacientë vdiqën në Spitalin Shifa pasi filloi operacioni izraelit.

Sipas tij, në spital ndodhen 107 pacientë, mes tyre 4 fëmijë dhe 28 persona në gjendje kritike, në një godinë të papërshtatshme, ndërsa stafi nuk ka as mjetet elementare për t’u kujdesur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy