Ushtria izraelite u bën thirrje palestinezëve të mos kthehen në veri të Gazës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria izraelite u bën thirrje palestinezëve të mos kthehen në veri të Gazës

Ushtria izraelite përsëriti paralajmërimet për palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, një ditë pasi forcat e saj hapën zjarr ndaj civilëve.

Ushtria tha se palestinezët duhet të qëndrojnë në Gazën jugore ku u është thënë të strehohen sepse veriu është një zonë e rrezikshme luftarake, shkroi zëdhënësi ushtarak izraelit Avichay Adraee në platformën sociale X.

Autoritetet spitalore në Gaza thanë se të paktën pesë persona u qëlluan nga forcat izraelite teksa po përpiqeshin të shkonin në veri. Ushtria izraelite nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për viktimat.

Të kthyerit thanë se u nxitën të bënin udhëtimin drejt veriut, sepse ishin lodhur me kushtet e padurueshme në të cilat janë detyruar të jetojnë ndërsa janë të zhvendosur. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy