Ushtria ukrainase drejt Donbasit, rusët tërheqin nëndetëset nga baza e Sevastopolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria ukrainase drejt Donbasit, rusët tërheqin nëndetëset nga baza e Sevastopolit

Pas ofensivës së suksesshme në rajonin e Kharkivit në të cilën ushtria ukrainase arriti të çlironte disa qytete si Iziumi dhe Balaklija, tashmë ofensiva po vazhdon drejt Luhanskut.

 

Edhe pse me intensitet më të ulët ushtria ukrainase ka raportuar se ndodhet në rrethinat e Lisiçanskut, që do të thotë se tashmë ushtria ruse nuk e ka më komplet kontrollin mbi Luhansk, njëri prej dy rajoneve të mëdha që përbëjnë Donbasin.

 

Advertisement

Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi të hënën se trupat e vendit kishin kaluar lumin Oskil, një degë e të cilit përshkon Donbass. Guvernatori ukrainas i provincës Lugansk të pushtuar nga Rusia shkroi në telegram se Lugansk tani është në radhë për tu çliruar.

 

Ndërkohë presidenti Zelesnky ka siguruar se fushata do të vazhdojë derisa të çlirohen të gjitha territoret e pushtuara. Sipas tij Ukraina do të jetë sërish e lirë me të gjitha rajonet e saj.

 

Advertisement

Nisur nga kundërofensiva efektive e Ukrainës duke se Rusia po ndërmerr disa masa. Inteligjenca britanike ka thënë se më 20 shtator flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga Sevastopoli në Krime, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.

 

Sipas inteligjencës britanike kjo gjë ka shumë mundësi të ketë ndodhur për shkak të ndryshimeve të fundit dhe rritjes së nivelit të kërcënimit ukrainas për sulme drejt bazës së nëndetëseve.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy