Vajza e ish zyrtarit saudit: Jetoj me frikë, u përpoqën të më joshin në konsullatën e Stambollit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vajza e ish zyrtarit saudit: Jetoj me frikë, u përpoqën të më joshin në konsullatën e Stambollit

Vajza e një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës saudite ka deklaruar për CNN se përfaqësuesit e qeverisë saudite u përpoqën ta joshin atë në të njëjtën konsullatë ku u vra Jamal Khashoggi në Stamboll, si pjesë e një sërë kërcënimesh kundër saj dhe familjes së saj.

Hissah Al-Muzaini, vajza e ish-zyrtarit saudit Saad Aljabri, tha për CNN të mërkurën se mbretëria e inkurajoi atë të shkonte në “konsullatë në Stamboll. Ata u përpoqën të më inkurajonin të shkoja atje”.

“Jam me fat që nuk shkova përndryshe fëmijët e mi nuk do të kishin nënë dhe baba”, tha ajo. Familja e Al-Muzaini e ka bërë më parë këtë pretendim në një padi të ngritur në fillim të këtij viti. Sipas padisë, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman “u përpoq të joshte vajzën e Dr. Saad, Hissah Al-Muzaini në konsullatën saudite në Stamboll”.

Në atë kohë, qeveria saudite nuk i ishte përgjigjur kërkesës së CNN për koment në lidhje me ngjarjen. Babai i saj Saad Aljabri aktualisht ka ngritur një padi në Uashington, DC, duke pretenduar se bin Salman, ka dërguar një ekip për ta shënjestruar atë në Kanada, ku ai dhe vajza e tij jetojnë dhe se burrat e përfshirë janë kapur dhe janë deportuar nga autoritetet në aeroportin ndërkombëtar të Otavës, raporton abcnews.al

Advertisement

Në një intervistë për CBS të transmetuar të dielën, Aljabri – i cili më parë kishte shërbyer si këshilltar i ish-princit të kurorës Mohammed bin Nayef përpara se të rrëzohej në vitin 2017 – përsëriti të njëjtat akuza kundër Mohammed Bin Salman Al Saud, tani sundimtari de facto i Arabisë Saudite dhe tha se ai ka burgosur gabimisht dy nga fëmijët e Aljabri , Sarën dhe Omarin, në Arabinë Saudite.

Dy fëmijët e  Aljabri u dënuan për pastrim parash  në atë që Human Rights Watch e quajti një gjyq “të padrejtë” që ishte “një përpjekje e dukshme për të detyruar” Aljabri të kthehej në Arabinë Saudite. Duke folur për Amanpour, Al-Muzaini përsëriti akuzat e babait të saj dhe gjithashtu pretendoi se burri i saj ishte rrëmbyer.

“Ne kemi jetuar një makth të vërtetë për katër vitet e fundit,” tha ajo.

Burri i Al-Muzaini, Salem, u arrestua vitin e kaluar, sipas Reuters. Al-Muzaini i tha Amanpour se burri i saj ishte “detyruar të firmoste një prokurë duke i lënë të gjitha pasuritë e tij në mënyrë që të lironin” pasi u ndalua në Ritz-Carlton të Riadit në vitin 2017.

Advertisement

Princi i kurorës  kishte arrestuar rreth 200 anëtarë mbretërorë sauditë, zyrtarë dhe drejtues biznesesh në emër të një fushate kundër korrupsionit në atë kohë. CNN ka kontaktuar vazhdimisht me Ambasadën Saudite në Uashington dhe Ministrinë e Jashtme saudite në lidhje me pretendimet e Al-Muzaini.

Në janar, një numër kompanish shtetërore saudite pretenduan në një kundërpadi në Kanada se Aljabri kishte përvetësuar miliarda dollarë ndërsa ai shërbente si zyrtar qeveritar. Një gjykatë kanadeze — duke cituar prova të mashtrimit ka ngrirë më pas asetet e Aljabri. Al-Muzaini tha se “babai im i mohoi të gjitha akuzat dhe padia është ende në vazhdim”.

“Unë jam një vajzë krenare dhe metoda që ata po përdorin duke përfshirë anëtarët e familjes, rrëmbimin, torturimin, burgosjen, nuk është mënyra e duhur që qeveritë duhet të veprojnë,” tha ajo.

Al-Muzaini i bëri një thirrje publike presidentit Joe Biden “të ndërhyjë dhe t’i ndihmojë për tu ribashkuar me familjen”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy