“Vajza nuk e ka babanë ta çojë në altar”/ Gruaja e afro-amerikanit të vrarë nga policia shpërthen në lot (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vajza nuk e ka babanë ta çojë në altar”/ Gruaja e afro-amerikanit të vrarë nga policia shpërthen në lot (Video)

“Vajza nuk e ka babanë ta çojë në altar”/ Gruaja e afro-amerikanit të vrarë nga policia shpërthen në lot (Video)

Roxie Washington dhe i ndjeri George, që u rrah për vdekja nga policia, kanë një vajzë 6-vjeçare. E ëma e saj së bashku me të kanë folur gjatë një konference për media.

“Në fund të ditës, të gjithë po i kthehen familjeve. Giana nuk e ka më babanë. Kurrë nuk do ta shohë duke u rritur, të shkojë në mbrëmje të maturës. Kurrë nuk do të jetë aty për ta dërguar në altar. Nëse ka ndonjë problem, nuk do ta ketë babanë për t’iu drejtuar”, filloi fjalimin e saj Roxie që nuk mund të ndalte lotët, derisa 6-vjeçarja qëndronte pranë të ëmës.

Familjarët e të ndjerit kërkojnë proces gjyqësor të pavarur si dhe dënim të merituar ndaj Chauvinit. Vdekja e Floyd ka shkaktuar një valë të protestave të dhunshme në mbarë SHBA-të.

Advertisement

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë, nëse gjërat nuk vihen nën kontroll nga policia.

Por, familjarët e George Floyd janë kundër dhunës dhe kanë bërë thirrje të ftohen gjakrat duke kërkuar thjesht vetëm drejtësi.

“Jam këtu për shkak të vajzës tonë. Meriton drejtësi dhe çfarëdo që të tjerët kanë menduar për të, ju them se ai ka qenë njeri i mirë”, ka shtuar Roxie Washington.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy