“Vaksina e Oxford-AstraZeneca, e sigurt dhe efektive”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vaksina e Oxford-AstraZeneca, e sigurt dhe efektive”

Vaksina kundër përhapjes së koronavirusit, e prodhuar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit dëshmoi një efikasitet mesatar prej 70.4 për qind, kanë konfirmuar studiuesit në revisten The Lancet.

 

Rezultatet e grumbulluara nga provat klinike, treguan se efikasiteti i vaksinës kandidate ishte 62 për qind për ata të cilëve iu ishin dhënë dy doza të plota dhe 90 për qind tek një nëngrup pjesëmarrësish, të cilëve fillimisht u ishte dhënë një gjysmë doze, e më pas një e dozë e plotë e vaksinës.

 

Advertisement

Shefi Ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot tha se prodhuesi i ilaçeve kishte filluar dorëzimin e të dhënave tek autoritetet rregullatore në të gjithë botën për të kërkuar miratimin e hershëm të vaksinës.

 

Shumica në studim ishin më të rinj se 55 vjeç, por rezultatet e deritanishme tregojnë se vaksina funksionon mirë edhe tek të moshuarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy