“Vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati brenda pak javësh”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati brenda pak javësh”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë gati vaksinën kundër koronavirusit brenda pak javësh. Diçka të tillë e deklaroi presidenti Donald Trump gjatë një interviste për “Fox News”.

“Ne do ta kemi gati shumë shpejt. Në pak javë, mund të jetë gati për katër apo tetë javë, por ne do ta kemi. Ne jemi vërtet pranë krijimit të saj dhe kjo nuk është diçka e mirë vetëm për ne, por për të gjithë botën. Unë nuk po e them këtë për arsye politike, unë dua vaksinën shumë shpejt. Dhe sa më shpejt që të vihet në dispozicion, qeveria do të jetë e gatshme për ta shpërndarë atë menjëherë.”

Deklarata të tilla të Trump janë cilësuar nga ekspertët dhe analistët si deklarata politike që bëhen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e nëntorit.

Advertisement

“Vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati brenda pak javësh” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy