Vaksina Moderna, efektive edhe kundër varianteve të reja të koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania Moderna konfirmoi se vaksina e prodhuar prej saj është efektive edhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit. Sipas Modernës, vaksina prodhon antitrupa që luftojnë edhe variantet e reja. Por nga ana tjetër, shkencëtarët vijojnë të jenë skeptikë për këtë gjë dhe kërkojnë më shumë studime.

Si një masë paraprake, Moderna ka nisur një program klinik për të rritur imunitetin ndaj varianteve që shfaqen. Kompania do të testojë një dozë shtesë përforcuese të vaksinës COVID-19 për të rritur më tej imunitetin ndaj varianteve të reja.

“Ndërsa kërkojmë të mposhtim virusin Covid-19, i cili shkaktoi pandeminë, ne besojmë se është thelbësore që të jemi proaktivë ndërsa virusi evoluon”, tha Shefi Ekzekutiv i Moderna Stéphane Bancel.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy