Vaksina ndaj COVID/ Brenda vitit do prodhohen miliona doza, OBSH: Ja kush përfiton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina ndaj COVID/ Brenda vitit do prodhohen miliona doza, OBSH: Ja kush përfiton

Në një kohë që në mbarë botën kanë vdekur mbi 450 mijë pacientë nga koronavirusi dhe janë infektuar mbi 8.5 milionë të tjerë, Organizata Botërore e Shëndetit shpreson se miliona doza të vaksinës kundër Covid-19, mund të prodhohen deri në fund të këtij viti.

Pavarësisht se ende nuk ka një vaksinë, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se ekspertët në të gjithë botën po punojnë për më shumë se 200 mundësi vaksinash. Prej të cilave vetëm 10 prej tyre po testohen në njerëz.

“Unë jam shpresëdhënëse, jam optimiste. Por zhvillimi i vaksinave është një ndërmarrje komplekse, vjen me shumë pasiguri. E mira është që ne kemi shumë vaksina që po testojmë dhe kështu që edhe nëse e para dështon, ose e dyta dështon, ne nuk duhet të humbasim shpresën për të tjerat. Nëse ne kemi shumë fat, do të ketë një ose dy kandidatë të suksesshëm para fundit të këtij viti.”- ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se pas prodhimit dhe gjetjes së vaksinës efektive të virusit, brenda këtij viti do të mund të prodhohen me miliona doza, ndërsa në vitin e ardhshme numri do të shkojë në 2 miliardë vaksina.

Advertisement

Megjithatë ajo ka theksuar se edhe nëse do të ketë një vaksinë të tillë, nuk do të ketë doza masive për të gjithë njerëzit, duke shtuar se të parët që do vaksinohen do të jenë ata që janë më të rrezikuar, duke nisur nga mjekët, ata që kanë sëmundje shoqëruese, dhe ata që në ambiente ku transmetimi i virusit është shumë i lartë, si shtëpitë e kujdesit dhe burgjet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy