Vaksinë edhe për fëmijët/ A është e drejtë kjo?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinë edhe për fëmijët/ A është e drejtë kjo?

Nga data 7 qershor, në Gjermani do të mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe fëmijët nga mosha 12 vjeç e lart ndërsa synimi i qeverisë federale është që deri në fund të verës, të jetë imunizuar e gjithë popullsia.

 

Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit ende nuk e ka bërë rekomandimin për vaksinimin e kësaj grupmoshe ndërsa Agjencia Europiane e barnave, pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës Pfizer për adoleshentët.

 

Advertisement

Fakti që qeveria federale dëshiron të përfshijë edhe fëmijët dhe të rinjtë në fushatën e vaksinimit ka shkaktuar kritika.

 

Vetë kancelarja Angela Merkel, pas konsultimeve me landet federale, e konsideroi këtë cështje shumë delikate.

 

Advertisement

Kjo ka të bëjë edhe me faktin se nuk janë vaksinuar plotësisht pjesa tjetër e popullatës, që besohet se është më e rrezikuar.

 

Numri i të rinjve nga 12 deri në 18 vjeç në Gjermani është 5.3 milionë, sipas studimeve paraprake, rreth 60 % e tyre janë të gatshëm të imunizohen. Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka planifikuar blerjen e 6.4 milionë dozave deri në muajin gusht për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy