Vaksinë falas për australianët/ Qeveria marrëveshje me kompaninë AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinë falas për australianët/ Qeveria marrëveshje me kompaninë AstraZeneca

Australia ka siguruar një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për të furnizuar me një vaksinë të mundshme Covid-19 të gjithë popullsinë e saj, prej 25 milion banorësh.

Kjo marrëveshje do ti kushtojë qeverisë miliarda dollarë por qytetarët do ta përfitojnë vaksinën falas.

Advertisement

SCOTT MORRISON

KRYEMINISTER I AUSTRALISE

“Vaksina e Oksfordit është një nga më premtueset në botë dhe nëse rezulton e suksesshme, ne do të prodhojmë dhe furnizojmë menjëherë dozat për 25 milion Australianë, të cilët do ta marrin falas. Ne ndërkohë po mbështesim edhe studiuesit tanë për të gjetur një vaksinë por ka “pengesa të mëdha” në këtë drejtim. Deri më tani projekti i Universitetit Oxford me kompaninë Astrazeneca është një nga perspektivat më të mira në botë.”

Në një fazë të mëvonshme do të përcaktohen më shumë detaje konkrete si çmimi dhe shpërndarja. AstraZeneca në partneritet me Universitetin e Oksfordit, ka nisur fazën e tretë të testimit klinik, në të cilin po marrin pjesë mijëra njerëz.

Advertisement

Kompania ka arritur tashmë marrëveshje me disa qeveri dhe organizata për të prodhuar të paktën 3 miliardë doza të vaksinës, dhe dërgesat e para do të fillojnë nga muaji shtator.

Vaksinë falas për australianët/ Qeveria marrëveshje me kompaninë AstraZeneca shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy