Vaksinim i detyrueshëm në Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinim i detyrueshëm në Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar

Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën n dozë të vaksinës kundër Covid-19 pak para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin.

Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna. Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.

“Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private”.

Rregulli për vaksinimin e detyruar vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të përballen ende me një situatë të vështirë pandemike. Edhe në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore amerikane raportuan për 1821 viktima të tjera, duke e çuar në afro 720 numrin total të humbjeve të jetës që prej nisjes së pandemisë. Gjithashtu shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan edhe për 120 mijë infektime të tjera.

Advertisement

Ndërkohë në Europë situata paraqitet më e qetë, pasi prej disa javësh tashmë shifrat e pandemisë vijojnë të jenë të ulëta. Përjashtim bën Rusia, e cila sërish vendosi një tjetër rekord sa i përket jetëve të humbura. Sipas të dhënave zyrtare 887 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy