Vaksinimi në Gjermani, synohet imuniteti i tufës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinimi në Gjermani, synohet imuniteti i tufës

Vetëm 62,8 përqind e popullsisë së përgjithshme gjermane ka marrë të paktën një dozë vaksine kundër koronavirusit.

Krejtësisht të imunizuar janë 46,6 milionë vetë ose 56,1 përqind e popullsisë.  Shifrat janë të ulëta me pak më shumë se gjysma e popullsisë ende jo sa duhet për të krijuar imunitetin e tufës, i cili kërkon qe të paktën që 80 përqind e popullsisë të jetë vaksinuar.

Mes të moshuarve synimi ka kohë që është arritur: 85,6 përqind e mbi gjashtëdhjetëvjeçarëve janë vaksinuar tashmë dhe 81,7 përqind kanë madje mbrojtje të plotë.

Tek mosha nga 18 deri 59 vjeçare pjesa e atyre që janë vaksinuar është duke u rritur: 63,4 përqind janë vaksinuar një herë dhe 58,3 përqind janë vaksinuar krejtësisht. Vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë nga 12 deri 17 vjeç shifrat janë të ulta: Vetëm 23,1 përqind e tyre kanë marrë vaksinën e parë dhe 13,7 përqind janë vaksinuar plotësisht.

Advertisement

Që prej fillimit të gushtit, nxitur edhe nga politika është shtuar përkrahja e vaksinimit të fëmijëve, para fillimit të vitit shkollor. Deri në mes të muajit tetor mendohet që të gjithë të jenë vaksinuar, si ata që duan dhe ata që përpiqen tani të lenë takimin për të bërë vaksinën.

Sidoqoftë, vaksinat nuk mungojnë. Realist është plani, që deri në fund të muajit tetor të arrihet vaksinimi që kërkohet për të krijuar imunitetin e tufës, prej 80 përqind të popullsisë së përgjithshme gjermane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy