Vaksinoi në shtëpi nxënësin e saj, arrestohet mësuesja amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinoi në shtëpi nxënësin e saj, arrestohet mësuesja amerikane

Një mësuese në New York dyshohet se i ka injektuar një nxënësi dozën e vaksinës anticovid.

 

Laura Russo, e cila jep mësim biologji, vaksinoi të miturin në shtëpi, pavarësisht se nuk kishte kualifikim mjekësor ose aprovimin e prindërve të djalit.

 

Advertisement

Pas këtij veprimi, ajo u arrestua. 54-vjeçarja mund të përballet me katër vjet burg nëse shpallet fajtore. Raportohet se djali 17-vjeçar kishte kërkuar vetë të vaksinohet.

 

Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëse administrohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e falsifikuar ose e skaduar.

 

Advertisement

Aktualisht, vaksina Pfizer-BioNTech është e vetmja e autorizuara për amerikanët nën 18 vjeç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy