Van Gaal: E pabesueshme tek United, merkato e dështuar me 600 milionë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Van Gaal: E pabesueshme tek United, merkato e dështuar me 600 milionë!

Agjërimi i Manchester United në Premier League zgjat prej shtatë sezonesh të gjata tashmë. Asnjë nga pasardhësit e Sir Alex Ferguson nuk ka arritur t’i afrohet titullit në kampionat. E ka provuar edhe Louis van Gaal, por pa sukses.

Trajneri holandez ka shpjeguar arsyet e dështimit për Voetbal International: “Manchester United nuk kishte cilësinë dhe ekipin për ta fituar Premier, dhe kishte në ekip 10 lojtarë mbi 30 vjeç dhe pesë mbi 35”.

“Unë i kam thënë klubit se doja të rinoja ekipin dhe i kam dhënë listën e objektivave të mi. Nuk e pret një situatë të tillë te klubi më i pasur në botë, por pavarësisht 600 milionë eurove të ardhura, nuk blinin lojtarët që më duheshin mua”.

“Një klub si ai duhet të blejë objektivat e parë, jo të shtatët dhe të tetët”, ka thënë Van Gaal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy