“Varianti i ri i COVID, jo i rrezikshëm”/ Biden: Jo panik nga “Omicron”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Varianti i ri i COVID, jo i rrezikshëm”/ Biden: Jo panik nga “Omicron”

Edhe pse në SHBA nuk është identifikuar ende varianti i Afrikës së Jugut, presidenti Joe Biden bëri thirrje që të shmanget paniku dhe paqartësia sepse të dhënat e deritanishme nuk flasin për rrezikshmëri ekstreme të mutacionit Omicron. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtëpsië së bardhë përsëriti sërish thirrjet për vaksinim të plotë dhe përforcues.

 

“Duhet të përballemi me këtë kërcënim të ri njësoj si me të tjerët, ky variant është një shkak për shqetësim por jo për panik, ne kemi vaksinat më të mira në botë, shkencëtarët dhe mjekimet më të mira në botë. Po mësojmë ccdo ditë e më shumë dhe do ta luftojmë këtë variant me shkencë, jo me kaos dhe konfuzion. Po marrim informacion ccdo ditë e më shumë , ndërsa mbrojtja më e mirë është vaksinimi i plotë dhe përforcues.”

 

Advertisement

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë, konfirmon se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të dalë në përfundime mbi rrezikshmërinë e variantit të ri.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

DREJTORI I PERGJITHSHEM, OBSH

Advertisement

“Ende nuk e dimë se sa ngjitës është Omicron dhe nëse infektimi me të shkakton sëmundje të rëndë ose sa e efektshme është vaksina ndaj tij. Duhet të tregohemi vigjilentë por jo të nxituar. Omicron na kujton se COVID-19 ende nuk është eliminuar.”

 

Sakaq, Ministrat e shëndetësisë të shtatë vendeve më të industrializuara në botë zhvilluan një mbledhje urgjente mbi rrjedhën që po merr pandemia e koronavirusit me përhapjen e variantit Omicron. Në një deklaratë të përbashkët ata ranë dakort për krijimin e një rrjeti ndërkombëtar të mbikëqyrjes së pandemive nën koordinimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gjatë diskutimit virtual u theksua nevoja për imunizimin e popullsisë duke patur prioritet vendet me mungesë kapacitetesh. Dhurimi i dozave dhe mbështetja e infrastrukturës spitalore do të mbikqyret nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy