Varianti “Mu” mbërrin në Turqi, ja cilat janë simptomat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Varianti “Mu” mbërrin në Turqi, ja cilat janë simptomat

Sipas Ministrit turk të Shëndetësisë varianti Mu ka mbërritur dhe në Turqi.

Në lidhje me këtë variant pedagogu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Ankarasë, Prof. Dr. Mailsmail Balık është shprehur për median turke Hurriyet se tipari më i rëndësishëm i këtij varianti është se ai ka pësuar një mutacion që zvogëlon më tej efektin e vaksinave.

“Tipari më i rëndësishëm i variantit Mu është se ai ka pësuar një mutacion që zvogëlon më tej efektivitetin e vaksinave. Por kjo nuk është për tu habitur. OBSH po mban në vëzhgim të gjitha mutacionet dhe të dhënat aktuale tregojnë se mutacionet përfshire dhe Mu, nuk janë aq të forta se të zëvëndësojnë Deltën”, është shprehur Balik.

Gjitashtu ai ka treguar dhe simptomat që paraqesin njerëzit të infektuar nga ky variant.

Advertisement

“Simptomat e variantit Mu janë si variantet e tjera: ethe, kollë dhe humbje të nuhatjes dhe shijes. Deri më tani nuk ka treguar ndonjë simptomë ndryshe nga variantet e tjera. Mbrojtja nga varianti Mu është e njëjtë me mbrojtjen nga variantet e tjera. Gjëja më e rëndësishme është të mbani maskë, distancën dhe rregullat e higjienës. Nëse i ndjekim këto tre rregulla, mendoj se nuk do të kemi probleme”, tha Balik.

OBSH deklaroi se mutacioni është zbuluar në të paktën 40 vende deri më tani, por përbën më pak se 0.1 përqind të të gjitha rasteve në botë. Rastet nga ky variant janë raportuar gjithashtu në disa vende evropiane, si dhe në SHBA dhe Hong Kong.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy