Vdekja e kryemercenarit Prigozhin; Putin “kyç” gojën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e kryemercenarit Prigozhin; Putin “kyç” gojën

Hetuesit rusë kanë nisur një çështje penale dhe po hetojnë rrëzimin e avionit  një, brenda të cilit ndodhej kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeni Prgozhin, dhe 9 persona të tjerë.

 

Përveç Prigozhin në avion ishte dhe një drejtues tjetër i lartë i grupit Wagner, si dhe një ndihmës i besuar i liderit ushtarak, Valeriy Chekalov.

 

Advertisement

Ndërkohë, Moska zyrtare ka rënë në heshtje. As presidenti Putin, as ndonjë ministër apo zëdhënës i tij nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me ngjarjen.

 

Pas aksidentit ajror Putin mbajti një fjalim në samitin e “BRICS”, por nuk përmendi asgjë që të kishte lidhje me ish-mikun e tij Prigozhin.

 

Advertisement

Deri më tani nuk dihen ende çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Por ndërsa ngjarja vijon të jetë e mbështjellë me mister grupit Wagner u betua për hakmarrje. Ata e kanë drejtuar gishtin e akuzës nga presidenti rus.

 

Në fakt, që prej dy muajsh siguria për jetën e Prigozhin ishte në pikëpyetje, ndërsa kryengritja po konsiderohej si ‘kontrata e vdekjes’. Analistë politikë e ushtarakë sugjeruan që Putin nuk do ta falte kurrë liderin e mercenarëve për rebelimin dhe marshimin e qershorit, të cilën e quajti tradhti e thikë pas shpine.

 

Advertisement

Edhe presidenti amerikan Joe Biden, kur u pyet për aksidentin, ngriti dyshime ndaj presidentit Putin.

 

JOE BIDEN

 

Advertisement

Unë nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur por nuk jam i befasuar. Pak gjëra ndodhin në Rusi pas të cilave nuk qëndron Putin”

 

Po ashtu edhe agjencitë britanike të sigurisë kanë deklaruar se me siguri pas aksidentit të Prigozhin qëndron shërbimi shtetëror rus.

 

Advertisement

Megjithatë rrethanat ende të paqarta të ngjarjes kanë nxjerrë në qarkullim edhe një sërë teorish konspirative nëse Prigozhin ishte vërtet mes viktimave apo thjesht sajoi vdekjen e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy