Vdes ish-ministri i Jashtëm italian Franco Frattini

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes ish-ministri i Jashtëm italian Franco Frattini

Vdekja e kreut të këshillit shtetëror, Franco Frattini më trishton thellësisht. Vdekja e tij e privon Republikën nga një protagonist i profilit të lartë, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në jetën e institucioneve tona vitet e fundit, deklaroi sot presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

 

 

“Në Parlament, në krye të ministrive të rëndësishme, si anëtar i Komisionit të Bashkimit Europian, në kryesinë autoritative të Këshillit të Shtetit dhe në angazhimin e tij politik, kulturor dhe administrativ, prania e tij është vlerësuar gjithmonë shumë nga të gjithë. I shpreh familjes ngushëllimet e mia më të thella dhe të Republikës, duke kujtuar mundësitë e shumta për takime dhe bashkëpunim”, tha Mattarella.

Advertisement

 

 

“Franco Frattini ishte një njeri i sjellshëm dhe inteligjent, shërbëtor i institucioneve. Ai ishte miku im. Në emër të Qeverisë i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe miqve. Jemi krenarë të përfundojmë reformën e kodit të prokurimit për të cilin ai kishte punuar me përkushtim”, shkruan kryeministrja Giorgia Meloni në Twitter.

 

Advertisement

 

Franco Frattini, presidenti aktual i Këshillit të Shtetit, vdiq mbrëmë në moshën 65-vjeçare. I diplomuar për Drejtësi, magjistrat, në vitin 1981 Frattini u bë avokat i shtetit. Parlamentar, anëtar i “Forza Italia” dhe “Popolo della Libertà”, me Silvio Berlusconin si kryeministër, Frattini ishte ministër i Jashtëm dy herë: fillimisht në vitet 2002-2004 dhe më pas në vitet 2008-2011. Frattini ishte zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe komisioner për Drejtësi, Siguri dhe Liri në vitet 2004-2008.

 

 

Advertisement

Detyra e e tij e fundit ishte kryesia e këshillit shtetëror, të cilit iu besua më 14 janar. Ato ditë, emri i tij ishte diskutuar edhe në debatin për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, përpara se forcat politike të konvergjonin për riemërimin e Sergio Mattarellas.

 

 

“Franco Frattini, ishte një shërbëtor i vërtetë i shtetit, në Itali dhe jashtë saj ku u vlerësua nga të gjithë për kompetencën me të cilën kreu rolin e komisionerit Evropian dhe më pas të ministrit për Çështjet e Jashtme. Do të kujtoj gjithmonë aftësinë e tij të madhe për të përballuar problemet komplekse me një buzëqeshje, për t’u ndjerë rehat në çdo rol. Do të më mungojë ai si dhe të gjithë njerëzit që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë me të”, shkroi Silvio Berlusconi në një postim në Twitter.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy