Vdes kanabali japonez: vrau dhe hëngri kufomën e shoqes së tij studente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes kanabali japonez: vrau dhe hëngri kufomën e shoqes së tij studente

Vdiq në moshën 73-vjecare, Issei Sagaëa, i mbiquajtur “kanibali i Kobe”.

 

Në vitin 1981, ai  vrau një shoqe universiteti në Francë dhe hëngri disa pjesë të kufomës: për këtë krim të urryer ai nuk u dënua.

 

Advertisement

Ishte vëllai më i vogël i Sagaëa-s që njoftoi vdekjen e tij, e që dyshohet se kishte ardhur për shkak të pneumonisë.

 

Më pas trupi i “kanibalit” u dogj pas një ceremonie private funerali ku morën pjesë vetëm disa anëtarë të familjes.

 

Advertisement

 

Sagaëa jetonte në një apartament në periferi të Tokios.

 

Advertisement

Në vitin 1981, Issei Sagaëa, ndërsa studionte në Paris, ftoi studenten holandeze Renee Hartevelt në banesën e tij. Pasi e qëlloi me pushkë në qafë, e dhunoi dhe e preu kufomën. Gjatë tre ditëve të ardhshme, ai konsumoi pjesë të trupit të saj.

 

Issei u zbulua dhe u arrestua në një përpjekje për të varrosur eshtrat e viktimës së vet në Bois de Boulogne.

 

Advertisement

Pjesa tjeter e eshtrave te viktimës u gjeten në frigorifer. I liruar pa gjyq në bazë të një raporti psikiatrik, Sagaëa kaloi një periudhë të shkurtër paraburgimi në një institucion mendor ne France dhe më pas u deportua në Japoni.

 

Autoritetet japoneze konfirmuan që burri ishte i aftë të kuptonte dhe nuk kishte problem mendore, por u detyruan ta linin të lirë, pasi në Francë akuzat kundër tij kishin skaduar.

 

Advertisement

Në vitet e mëvonshme, Sagaëa nuk shprehu kurrë pendim për krimin e tij, dhe përkundrazi shkroi kujtime me titullin. “Ngrënia e saj ishte një akt suprem dashurie,” tha Sagaëa.

 

Në një dokumentar në vitin 2017 dhe në një sërë intervistash ai ka rrëfyer detajet e vrasjes dhe obsesionin e tij pas kanibalizmit, duke u shprehur se “dëshira për të konsumuar një grua ishte kthyer në detyrim”./Tgcom

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy