Veliaj përplaset me Metën: Pse s’e shpalle “godinën e tallashit” monument kulture kur ishe kryeministër?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj përplaset me Metën: Pse s’e shpalle “godinën e tallashit” monument kulture kur ishe kryeministër?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur presidentit të Republikës duke deklaruar se Ilir Meta ka pasur mundësi ta shpallte atë që e cilësoi si godinë tallashi, monument kulture por nuk e bëri sepse ishte godinë pa vlerë, ndërsa sot po tenton ta përdorë për sulme politike.

“Zoti Meta ka qenë kryeministër. Ka pasur në dorë fatet e vendit. Duhet ta kishte bërë godinën e tallashit monument kulture kur ishte në krye të vendit. Ai kastile ka shkuar në një gjykatë që nuk e ka kompetencë fare, mund të shkonte në Gjykatën Administrative.
Ai ka pasur mundësi ta shpallte monument kulture. Për 80 vite ajo është cilësuar godinë pa vlerë. Të kujtohesh tani për një godinë pa vlera dhe të tentosh ta kthesh demokracinë me një godinë tallashi.
Gjuhën e Metës është tipike. Ndodhi edhe në muajin qershor për zgjedhjet. U thirr revolucion. E kemi shtyrë këtë”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se do të marrë 3-4 muaj detajimi i projektit dhe ndërtimi mund të fillojë në vjeshtë. “Ajo që ne parashikojmë është që të fillojmë të përdorim gjithë verën për detajimin e projektit. Do të marrë 3-4 muaj. Për këta që do jetojnë këtu dhe që kanë pasur mendime të ndryshme ky është një moment fantastik për të bashkëpunuar, dhe unë shtrij prap dorën që të përdorim këto muaj. Besoj se nga vjeshta ne do të fillojmë ndërtimin, ndërkohë që kemi rreth 17 institucione financiare që kanë shprehur të jenë pjesë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, Veliaj i është përgjigjur edhe liderëve të opozitës të cilët janë shprehur se do të rindërtojnë teatrin ashtu siç ishte. “Këto taktika janë një shaka e madhe. Së pari është një gëzim i madh që dëgjoj që PD do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy