Vendet e BE marrin vaksinën Pfizer/ Von der Leyen: Moment prekës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendet e BE marrin vaksinën Pfizer/ Von der Leyen: Moment prekës

9,750 vaksinat e para nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech kanë mbërritur edhe në Greqi me kamionë frigoriferë. Të Dielën, ndër të parët që do të marrin injeksionin do të jenë presidentja e vendit, Katerina Sakellaropoulou dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Vaksinimi për të gjithë stafin mjekësor do të fillojë më 29 dhjetor.

 

Ndërkohë produkti amerikano gjerman tashmë është shpërndarë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Presidentja e Komisionit, Ursula Fon Der Lajen ka bërë thirrje që të tregohet kujdes pasi efekti i vaksinimit do të vijë gradualisht.

 

Advertisement

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

“Po fillojmë të kthejmë faqen e një viti të vështirë. Sot është dita e shpërndarjes ndërsa nesër ajo e vaksinimit kundër Covid-19 në të gjithë Bashkimin Europian. Ky është një moment prekës uniteti dhe një histori suksesi. Shumë shpejt do të kemi më tepër vaksina, sapo të provohet se janë efektive dhe të sigurta.”

 

Advertisement

Dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit janë shpërndarë edhe në Francë ku është identifikuar rasti i parë me variantin e ri, që u regjistrua pak ditë më parë në Britaninë e Madhe. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pacienti kishte mbërritur nga Londra më 19 dhjetor. Ai ishte asimptomatik dhe gjendet i izoluar në shtëpi.

 

Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë nisur testimin e një trajtimi me antitrupa që mund të japin imunitet të menjëhershëm ndaj COVID-19. Deri tani më shumë se një mijë njerëz janë bërë pjesë e këtij eksperimenti dhe nëse rezulton i suksesshëm pritet që trajtimi të sigurojë imunitet nga Covid-19 për gjashtë muaj deri në një vit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy