Vendimi i Putin për mobilizim ushtarak/ Qytetarët në Rusi dalin në protesta, mbi 1 mijë persona të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Putin për mobilizim ushtarak/ Qytetarët në Rusi dalin në protesta, mbi 1 mijë persona të arrestuar

Mbi 1 mijë persona janë arrestuar në Rusi, pas “shpërthimit” të protestave kundër vendimit të Vladimir Putin për mobilizim ushtarak të qytetarëve.

 

Protestat u shtrinë në 15 qytete të ndryshme të Rusisë.

 

Advertisement

Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara për sot dhe orët në vijim nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.

 

Gjithashtu brenda disa orësh, u ezauruan dhe fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.

 

Advertisement

Çmimet e biletave “kapën qiellin”, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi.

 

Por me urdhër të Putin, meshkujve nga 18 vjeç deri në 65 u është ndaluar të udhëtojnë jashtë Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy