VIDEO: Agjencia kineze e lajmeve prezanton spikeren virtuale 3D

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia shtetërore në Kinë ka prezantuar spikerin e parë të lajmeve 3D që “merr jetë” nga Inteligjenca Artificiale. Ky projekt është realizuar ndër të tjera duke “kopjuar” pamjen dhe veprimet e gazetarëve të vërtetë me anë të teknologjive më të fundit.

Prezantuesja virtuale, e cila thuhet të jetë e para e llojit të saj në botë, mund të lëvizë pa probleme ndërsa zotëron një numër shprehjesh në fytyrë. Një zëdhënës i agjencisë tha gjithashtu se ajo madje mund të ndryshojë edhe kostumet apo modelin e flokëve në varësi të situatave të ndryshme.

Xinhua prezantoi spikerin e parë virtual në vitin 2019 dhe kishte sjellë katër versione të tjera digjitale 2D përpara se të sillte krijimin e fundit.

Pamjet e publikuara nga agjencia të mërkurën tregonin prezantuesen virtuale e cila duket si njeri i vërtetë teksa lëvizte kokën dhe hapte e mbyllte qepallat ndërsa fliste.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy