VIDEO/ Biden merr kritika të shumta, flet për Gazën teksa ha akullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Biden merr kritika të shumta, flet për Gazën teksa ha akullore

Joe Biden shkaktoi reagime të shumta me mënyrën e papërshtatshme që zgjodhi për të folur për luftën në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan shihet duke ngrënë një akullore, ndërsa flet për mundësinë e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti Joe Biden tha se shpresonte që një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit që do të ndalonte armiqësitë dhe do të lejonte lirimin e pengjeve të mbetura, mund të hynte në fuqi në fillim të javës së ardhshme.

Epo, shpresojmë në fillim të fundjavës. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Shpresoj që të hënën e ardhshme të kemi një armëpushim”, tha presidenti amerikan për mundësinë e një armëpushimi.

Mediat amerikane komentuan se si qëndrimi i Bidenit dhe fakti që komunikuesit e tij nuk e informuan atë, e dëmtoi profilin e presidentit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy