
Fjalë për fjalë, John Cena i tregoi të gjitha në Oscars të dielën.
Aktori u shfaq në skenë lakuriq gjatë transmetimit televiziv për të prezantuar çmimin për kostumin më të mirë. Megjithatë, fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ai kishte veshur të brendshme speciale dhe nuk ishte totalisht i zhveshur.
Paraqitja e tij tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë. Fillimisht, ish-superylli dhe mundësi i WWE u shfaq i turpshëm në skenë teksa diskutonte pamjen e tij me prezantuesin Jimmy Kimmel.
Më në fund Cena u bind dhe u afrua te mikrofoni. Pasi u luajt videoja e nominimeve për fituesin e mundshëm Poor Things , Cena-s iu dha një perde nga kostumografët e produksionit./vizionplus.tv
We’re seein’ a lot of John Cena tonight!
#Oscars#Oscars2024https://t.co/X7unxQW0XY pic.twitter.com/X6BkkR040C
— ABC News (@ABC) March 11, 2024