VIDEO: Kryeministri kanadez sulmohet me gurë gjatë fushatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Kryeministri kanadez sulmohet me gurë gjatë fushatës

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u godit me gurë zhavorri nga protestuesit gjatë një ndalese për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 20 shtatorit.

Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël raporton rrjeti britanik BBC.

Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë. Por fushata e tij është dëmtuar nga demonstratat kundër vaksinimit me detyrim ndaj Covid-19 dhe kufizimeve të tjera.

Advertisement

Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë.

Duke folur me gazetarët në avionin e tij të fushatës pas incidentit në Ontario, Trudeau tha se ai mund të jetë goditur në shpatull dhe e krahasoi incidentin me atë kur një grua i hodhi fara kungulli në vitin 2016.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy