VIDEO/ Lefter Maliqi tregon sa orë stërvitet për të rrëzuar Edi Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Lefter Maliqi tregon sa orë stërvitet për të rrëzuar Edi Ramën

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi ka postuar këtë mëngjes në rrjet një video teksa stërvitet në natyrë.

Ai thotë se ka qëndruar mbi 16 orë në këmbë në protestë pas prishjes së Teatrit por përsëri ka forcë për të mposhtur, atë që e quan, e keqja dhe virusi i Rilindjes.

Duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Lleshaj, por edhe kryeministrit Rama, Maliqi dënon dhunën gjatë protestës dhe shprehet se forca fillon e merr formë aty ku mbaron logjika.

Postimi i plote i Maliqit:

Advertisement

Forca fìllon e merr formë aty ku mbaron Llogjika apo jo o Llesh i “leximit të librave të Kadares”?

Urdhri i marrëzisë së Lleshit për përdorimin e forcës në mënyrë shtazarake ndaj artistëve,gazetarëve,të rinjëve, grave, politikanëve, shoqërisë civile, përdorimi i gazit lotsjellës ndaj nënave e fëmijëve, aktet e pamoralshme të policisë të cilët siç e ke thënë e stërthënë edhe vetë përfaqësojnë fytyrën tënde o “Llesh Kimiku” dhe o “Rama i drogës” i paburrërisë, i krimit elektoral të lidhur me banda e Oligark që nuk pyesin as për ligj e as për Kushtetutë po u vjen fundi jo me paqe por me reagim mbarë popullor.

Uragani popullor sapo ka nisur vërshimin, ai nuk ndalet pa u shembur institucionet joligjore të kapura nga babëzia për pushtet dhe etja për pasuri e diktat e Beut të Rilindjes së krimit.

Mbas 2 ditë protestash dhe mbi 16 orë në këmbë të cilat siç i patë ishin plot tension, pasioni për stërvitje ngelet, energjit për mposhtjen e të keqes dhe shëndetin e njeriut janë primare( viruset e ndryshme por me e keqja e të këqija virusi i Rilindjes dhe Ertv-së).

Advertisement

Frika u mund, pjesmarrja masive në protestën e djeshme tregon që ndryshimi për shëndet, mirëqënie, siguri, demokraci, liri,drejtësi dhe të ardhme po vjen si rrufe në qiell të hapur.

Këto ditë pamë se Kryeminsitri nuk ka kapacitetet mendore e intelektuale as sa të një biletashitësi në një galeri me piktura.

Ndërsa Gjenerali , Ministër i Brendshëm është dhe vlen sa një Ushtar me Pagesë .Sfidat vazhdojnë deri ne fitoren e plotë Demokracisë .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy