
Një prokuror në Poloni është vendosur në telashe, pasi imazhe të tij nudo janë bërë virale në rrjet.
38-vjeçari është fotografuar në rrugët e qytetit Sëidnica, në gjendje të dehur dhe tërësish i zhveshur.
Prokurori është parë dhe me një kanaçe birre në dorë. Dëshmitarët janë shprehur se ai ishte në gjendje të dehur dhe i pavetëdijshëm për veprimet që kryente.
Qytetarët e denoncuan rastin, ndërsa policia e shoqërua prokurorin me akuzën e sjelljeve të turpshme në publik.
Advertisement
Prokurori më pas ka kërkuar ndjesë për skenat e pakëndshme.