VIDEO/ Në Kinë turpërohen në publik ata që shkelin masat kundër pandemisë, 13 milionë banorë nuk lejohen as të blejnë bukë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Në Kinë turpërohen në publik ata që shkelin masat kundër pandemisë, 13 milionë banorë nuk lejohen as të blejnë bukë

Frika nga përhapja e koronavirusit po shtrëngon qeverinë kineze që të ndërmarrë masa edhe më të rrepta se ato që vendosi gjatë valës së parë, të nisur në qytetin tashmë botërisht të njohur të Wuhan.

Në disa raste, madje, ka rikthyer praktika që mendohej se kishte braktisur vite më parë, si presion i organizatave për të drejtat e njeriut.

Në qytetin Jingxi, 700 mijë banorë në kufi me Vietnamin,  4 persona të akuzuara se kanë shkelur masat kundër COVID në rrugë, janë turpëruar publikisht në rrugët kryesore të qytetit.

Të arrestuarit, që akuzoheshin edhe për transportim emigrantësh nga Vietnami, ishin të veshur me maska dhe tuta speciale që i mbulonin të gjithë trupin, ndërkohë që në dorë mbanin një pankartë me fotografinë dhe emrin e tyre.

Advertisement

Situata nuk është më e qetë në vende të tjera të gjigantit aziatik, madje në një nga qytetet e saj më të mëdha, në Xianin me 13 milionë banorë, ajo mbetet dramatike.

Metropoli që ndodhet në qendër të Kinës është tashmë edhe vatra më e madhe e pandemisë në Kinë. Behët fjalë, për 175 raste ditën e martë, 810 në muajin e fundit, shifra jo domethënëse për qytete po aq të mëdha në vende të tjera të botës, por që për autoritetet e Pekinit ka pamjen e një bombe me sahat që ata duan me çdo kusht të çaktivizojnë, ndërkohë që aty flitet ende për variantin Delta dhe jo për Omicronin, që ende nuk është regjistruar zyrtarisht.

Për këtë arsyeje, në Xian ekziston karantina më e rreptë në botë. Rrugët zakonisht plot me njerëz janë totalisht të boshatisura, ashtu si dhe muzetë dhe monumentet e shumta.

E gjithë popullsia praktikisht është e kyçur në shtëpi, ku nuk lejohet as të dalësh për të blerë bukë. Një gjë e tillë lejohet shkurtimisht një herë në dy ditë vetëm për kryefamiljarin.

Advertisement

Një situatë e rëndë, aq sa që shumë banorë kanë sfiduar censurën zyrtare duke u ankuar hapur për situatën e tyre, ku disa nuk ngurrojnë të thonë se po vdesin për bukë, dhe se janë lodhur nga retorika zyrtare që përsërit se gjithçka po shkon mirë.


Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy