Video- Orë të gjata në këmbë/ Roja humb ndjenjat para arkivolit të Elisabeth II

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video- Orë të gjata në këmbë/ Roja humb ndjenjat para arkivolit të Elisabeth II

Lodhja dhe qëndrimi për orë të tëra në këmbë ka bërë  që një prej rojeve që qëndron pranë arkivolit të Elisabath t’i bjerë të fiktë, gjatë transmetimit live të ceremonisë.

 

Rojet i përkasin tre trupave të ndryshme ushtarake që shërbejnë si truproja dhe roje të pallatit të monarkut.

 

Advertisement

Sipas Daily Mail, e cila publikon videon përkatëse, njërit prej këtyre rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e gurtë të sallës së madhe ku mbahej dje arkivoli i monarkes.

 

Ngjarja ndodhi teksa kishte filluar ndërrimi i gardës dhe, sipas gazetës britanike, transmetimi i drejtpërdrejtë nga dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar gardistin.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy