
Janë publikuar pamje të reja dramatike nga momenti i rrëzimit të avionit cargo të kompanisë UPS në shtetin amerikan të Kentucky, ku humbën jetën shtatë persona dhe 11 të tjerë u plagosën.
Në një video të regjistruar nga kamera e një kamioni, shihet aeroplani që ka marrë flakë në ajër, përkulet në njërën anë dhe lë pas një “lumë” zjarri. Një tjetër video tregon se sa afër objekteve tregtare ra aeroplani, ndërsa shpërthimi që pasoi dëgjohet me zhurmë shurdhuese.
Sipas kryebashkiakut të Louisville, katër prej viktimave ndodheshin në tokë, ndërsa tre ishin pjesëtarët e ekuipazhit të avionit.
Avioni UPS Flight 2976 ishte nisur nga Louisville në orën 17:15 me kohën lokale (00:15 me orën e Shqipërisë), me destinacion aeroportin ndërkombëtar Daniel K. Inouye në Honolulu, Havai.
Të dhënat fillestare nga FlightRadar24 tregojnë se mjeti kishte arritur vetëm 175 këmbë lartësi pak pas ngritjes, ndërsa ishte plotësisht i mbushur me karburant për fluturimin transoqeanik – çka shpjegon edhe shpërthimin e fuqishëm që pasoi.
Additional CCTV of the UPS Flight 2976 crash. People on the ground here were incredibly lucky. pic.twitter.com/QcyMGJrNhf
— Kim “Katie” USA (@KimKatieUSA) November 5, 2025
Advertisement
Rrëzimi ndodhi pranë Worldport, qendrës ndërkombëtare të ngarkesave të UPS, që përpunon mbi 400 mijë paketa në orë dhe ku punojnë rreth 20 mijë persona, me 300 fluturime ditore.
Autoritetet amerikane të aviacionit po hetojnë shkaqet e aksidentit.