VIDEO: Prag lufte, Ukraina bombardon rebelët me dronët e blerë nga Turqia, Rusia nis tanket

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Prag lufte, Ukraina bombardon rebelët me dronët e blerë nga Turqia, Rusia nis tanket🇺🇲✝ (@AreYouAwaQe)

Rikthehen tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi. Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës.

Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rrebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rrebelëve.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i lëvizjes së tankeve ruse 10 kilometra larg vijës së kontaktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe rrebelëve pro-rusë.

Ukraina dhe Rusia janë në konflikty që prej vitit 2014 kur rusët pushtuan Krimenë dhe mbështetën rrebelët në lindje të vendit. Rajoni është i tensionuar prej një rivaliteti të tillë, pasi NATO ka pozicionuar forcat e saj direkt pranë kufirit me Rusinë në shtetet balltike dhe një tensionim i situatës mund të çonte në situata krejt të paparashikueshme.

Ukraina bleu këtë vit disa dronë turq “TB2”, të cilët rezultuan të suksesshëm ndaj armatimit rus në luftën e Nagorni Karabakh të vitit të shkuar, ku ushtria azere shkatërroi në pak javë ushtrinë armene.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy