VIDEO/ Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, detyrohet të vazhdojë moderimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, detyrohet të vazhdojë moderimin

Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin që ka shfaqur gjatë transmetimit direkt.

Gjithqka ndodhi kur prezantueses, e cila po fliste i hyri një mizë në gojë.

Miza iu ndal fillimisht në sy dhe më pas fluturoi e iu fut në gojë.

Megjithatë incidenti nuk e ndaloi prezantuesen të vazhdonte moderimin e programit të mëngjesit.

Advertisement

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar me emisionin.

“Është profesionalizëm i vërtetë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale, ndërsa një tjetër propozoi se “ajo meriton rritje rroge”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy