VIDEO: Protestuesit kundër vaksinës dhe masave anti-Covid “sulmojnë” televizionin publik slloven

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Protestuesit kundër vaksinës dhe masave anti-Covid “sulmojnë” televizionin publik slloven

Disa protestues të cilët janë kundër masave kufizuese të marra nga qeveria kanë “sulmuar” të premten në darkë studio e televizionit slloven, RTV Slovenia.

Ata drejtoheshin nga Ladislav Troha, lideri i lëvizjes OPS që i kundërvihet të gjitha masave që kanë të bëjnë me pandeminë.

Ndër të tjera ,lëvizja kërkon shkolla të sigurta pa maska. Në mjediset e televizionit kanë hyrë rreth 20 protestues pa maskë, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të rojeve të sigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm i televizionit, Andrej Grah Ëhatmough e ka përshkruar ngjarjen si: Një sulm të rënë ndaj shtëpisë sonë dhe medias publike, të cilin ne e dënojmë me force.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy