VIDEO/ Reagimi i Vuçiç kur Trump njofton se Serbia do zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Reagimi i Vuçiç kur Trump njofton se Serbia do zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha pas nënshkrimit të marrëveshjes mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë se kjo e fundit do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem.

Mirëpo në momentin kur Trump njoftoi këtë pikë të marrëveshjes, Vuçiç shfaqet i befasuar dhe drejtohet nga këshilltarët e tij. Më pas ul kokën dhe shfleton fletët e marrëveshjes, duke krijuar përshtyjen se nuk ishte vënë në dijeni më herët për këtë pike.

Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiç firmosën të premten marrëveshjen për vendosjen e normalizimit ekonomik, marrëveshje të cilën shumë figura e konsideruan si një arritje histori dhe hap të rëndësishëm drejt njohjes reciproke.

Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH

Advertisement

— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020

VIDEO/ Reagimi i Vuçiç kur Trump njofton se Serbia do zhvendosë ambasadën në Jeruzalem shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy