
Një urë për këmbësorë është shembur në Uashington, duke lënë të plagosur disa njerëz.
“Ne nuk kemi ndonjë shqetësim strukturor në lidhje me urën. Ajo u inspektua për herë të fundit në shkurt”, thanë zyrtarët.
Në spital u dërguan pesë persona, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.
Zëdhënësi i departamentit të Policisë Metropolitane në Uashington, Alaina Gertz tha se hetimet për këtë ngjarje ndodhen në fazën e hershme.
A pedestrian bridge collapsed in Northeast Washington, D.C., Wednesday, leaving at least six people injured and trapping a truck that started leaking fuel, officials say. Four people were taken to hospitals with injuries. pic.twitter.com/gu8b3zrknd
— CBS News (@CBSNews) June 23, 2021
Mbeturinat prej betoni dhe metali janë të shtrirë në gjashtë korsi të autostradës, ndërsa mbikalimi ka rënë edhe mbi disa vetura.