Video/ Shembet pjesa tjetër e pallatit që shkaktoi tragjedinë në Miami

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video/ Shembet pjesa tjetër e pallatit që shkaktoi tragjedinë në Miami

Shembet me shpërthim të kontrolluar pjesa e mbetur e ndërtesës 12-katëshe që shkaktoi tragjedi në Miami të Floridas.

Shëmbja e një pjesë të pallatit në 24 qershor ka lënë deri tani pas një bilanc shumë të rëndë prej 24 viktimash dhe dhjetëra të zhdukur.

Zyrtarët lokal në Florida bënë të ditur se pjesa e mbetur e pallatit u shemb nga frika e ndonjë tragjedie tjetër, aq më tepër që në prag në brigjet e Miami-t, është një stuhi tropikale që mund të jepte efekte mbi godinen. Për këtë arsye u bë gati shpërthimi i kontrolluar, që u ndoq nga shumë ekspertë dhe më pas pamjet u bënë publike në media.

Nga të dhënat paraprake, një pjesë e pallatit u shemb ne 24 qershor si pasojë e të krisurave që kishin pasur kollonat mbajtese të godinës, teksa në 2018 pas një ekspertimi që i ishte bërë, u bë e ditur se në pallat duhej ndërhyre.

Advertisement

Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi, c’ka solli më pas edhe tragjedinë.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy