
Ushtarët e Koresë së Veriut kanë demonstruar para liderit Kim Jong-un forcën e tyre fizike, duke thyer me duar objekte të ndryshme.
Videoja, e cila u transmetua në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut tregon pamjet e forcave ushtarake në praninë e udhëheqjes politike dhe ushtarake të vendit.
Ata shfaqen të shtrirë në në shishe qelqi të thyera dhe gozhdë hekuri. Disa të tjerë thyejnë madje edhe blloqe betoni.
Synimi i kësaj shfaqjeje ishte t’u tregonte armiqve të vendit se trupat e tij e mbrojnë paqen me grushte të hekurt.
Advertisement
This demonstration at the Defence Development Exhibition was bit intense. Video broadcast today on North Korean TV. pic.twitter.com/zehpI6EAEd
— Martyn Williams (@martyn_williams) October 12, 2021