VIDEO:  Vrau nënë dhe 4 persona të tjerë, dalin pamjet e 23-vjeçarit britanik me armë në dorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO:  Vrau nënë dhe 4 persona të tjerë, dalin pamjet e 23-vjeçarit britanik me armë në dorë

Një sulm i rëndë tronditi Britaninë të enjten, ku një 23 vjeçar vrau 5 persona mes tyre nënën e tij dhe një vajzë 3 vjeçare.

Jake Davison është identifikuar si autori që u mori jetën pesë personave në Plymouth të Anglisë dhe më pas vrau veten.

Së fundmi, janë publikuar pamjet nga kamerat e trafikut ku 23 vjeçari me armë në dorë qëllon drejt personave të panjohur.

Vrasësi Jake Davison kaloi rastësisht në një rrugë  të Plymouth  dhe qëlloi për vdekje një vajzë trevjeçare dhe tre të tjerë.

Advertisement

Është bërë e ditur që policia i kishte konfiskuar armën në dhjetor të vitit të kaluar, pasi dyshohej se vuante nga depresioni. Por arma iu rikthye sërish muajin e kaluar për motive që ende nuk dihen.

Përpara se të vriste personat e tjerë që pa rastësisht në rrugë, ai vrau nënën e tij. Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë personin e armatosur duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Keyham.

Vogëlushja 3 vjeçare Sophie, ishte e shoqëruar nga babai i saj Lee, i cili u qëllua në kurriz kur u përpoq të mbronte vajzën e tij. Dy personat e tjerë të cilët u përpoqën të iknin u qëlluan të paktën dy herë duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme,

Davison u përpoq të  vriste edhe dy anëtarë të një familjes: Ben Parsonage, 33 vjeç dhe nënën e tij, Michelle, 53, të cilët kishin dalë për të ndihmuar viktimat. Të dy personat u plagosën por fatmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Më pas ai shihet duke ecur pranë një shtëpie dhe kalon rrugën për të shkuar afër një parukierie. Pikërisht është ky momenti kur 23 vjeçari qëllon për vdekje Kate Shepherd, 66, viktima e tij e pestë.

 

Më pas Davison vret veten pak para se policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy