
Autoritetet lokale të Mariupolit akuzojnë Rusinë se po sulmon korridorin e gjelbër, i caktuar për të evakuuar banorët e Mariupolit.
Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Mariupol, u shpreh se aktualisht bombardimet po zhvillohen nga ajri. Sipas tij këto sulme po kryhen për të shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe për të izoluar plotësisht qytetin.
6 korridore humanitare u hapën ditën e mërkurë, por vetëm pak prej tyre funksionuan. Presidenti Zelensky tha se mbi 35 mijë civilë ishin evakuuar deri më tani.
Advertisement