Vijojnë luftimet në Rripin e Gazës/ Izraeli: Marrëveshja e armëpushimit hyn në fuqi të premten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë luftimet në Rripin e Gazës/ Izraeli: Marrëveshja e armëpushimit hyn në fuqi të premten

Lufta vijon të mbetet e ndezur në Rripin e Gazës edhe pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes qeverisë së Izraelit dhe Hamasit një ditë më parë.

 

Shtëllunga tymi u panë sërish mbi Gaza, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer 300 sulme ajrore gjate 24 orëve te fundit.

 

Advertisement

Drejtori i qendrës spitalore u arrestua nga forcat e ushtrisë këtë të enjte së bashku me disa anëtarë të tjerë të stafit mjekësor teksa lëviznin drejt jugut për të evakuuar të plagosur. Ata do të merren në pyetje nga ushtria izraelite.

 

Luftime ka patur edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ku forcat e Hezbollahut raportohet të kenë lëshuar dhjetëra raketa.

 

Advertisement

Megjithëse pritej brenda 24 orëve, marrëveshja e arritur një ditë më parë mes Izraelit dhe Hamasit nuk do të vihet në zbatim përpara të premtes kanë thënë autoritetet izraelite.

 

Armëpushimi i parë në luftën shtatëjavore synon lirimin e 50 grave dhe fëmijëve peng të kapur nga militantët që sulmuan Izraelin më 7 tetor, në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

 

Advertisement

Izraeli ka thënë se armëpushimi mund të zgjasë përtej katër ditëve fillestare për sa kohë që militantët lirojnë të paktën 10 pengje në ditë.  Të dyja palët kanë deklaruar se do të kthehen në luftime sapo të përfundojë armëpushimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy