“Virusi do të jetë mes nesh për shumë vite, vaksina s’mund ta eliminojë përgjithmonë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Virusi do të jetë mes nesh për shumë vite, vaksina s’mund ta eliminojë përgjithmonë”

Drejtori i “Welcome Trust”, Sir Jeremy Farrar beson se njerëzimi do të jetojë me virusin për vite të tëra dhe se vaksina kundër koronavirusir nuk mund ta eliminojë përgjithmonë.

Eksperti britanik bën thirrje që autoritetet të mos tregohen indiferentë, por të veprojnë, të tregohen të përgjegjshëm dhe të bëjnë përpjekje për ta “zhdukur” virusin, ndërsa u shpreh se është e rëndësishme që të ndërtohen më tej kapacitetet e testimit.

“Nëse mendojmë se virusi mbetet pas nesh, atëherë padyshim që do të kemi një valë të dytë, dhe mund të jemi lehtësisht sërish në të njëjtën situate.”

“Nuk ka gjasa që vaksina të ketë një efekt të qëndrueshëm e të zgjasë për një kohë shumë të gjatë, kështu që ne do të duhet të kemi një cikël të vazhdueshëm të vaksinimeve.”

Advertisement

“Virusi do të jetë mes nesh për shumë vite, vaksina s’mund ta eliminojë përgjithmonë” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy