Vladimir Putin me dorë të hekurt, arreston dy nga 007-at e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vladimir Putin me dorë të hekurt, arreston dy nga 007-at e tij

Ata duhej t’i jepnin presidentit të gjitha informacionet e nevojshme në mënyrë që ai të vlerësonte me kujdes situatën brenda Ukrainës dhe të vendoste se çfarë të bënte.

Në vend të kësaj, kreu i shërbimit të huaj të inteligjencës së FSB-së dhe zëvendësi i tij dhanë informacione të rreme dhe vodhën paratë e destinuara për të rekrutuar agjentë, për të mbledhur pjesë të inteligjencës dhe për të organizuar operacione subversive.

Dhe tani ata të dy duket se janë në arrest shtëpie, sipas një eksperti të njohur për çështjet ushtarake ruse, Andrei Soldatov, marrë nga faqja e informacionit “meduza.io”.

Vladimir Putin do të tërbohej sepse tabloja e gabuar e realitetit ukrainas është në bazën e bllokimit aktual të pushtimit të tij.

Advertisement

Sipas burimeve të ndryshme, pritshmëritë në fillimin e “Operacionit Special Ushtarak” ishin krejt të ndryshme. Brenda pak orësh vendi i pushtuar duhet të kishte rënë dhe ushtrisë ukrainase vështirë se do t’i duhej të reagonte ndaj misionit “miqësor” të kolegëve të tyre rusë.

Sergey Beseda është kreu i shërbimit të pestë të FSB-së, pasardhësi kryesor i KGB-së.

Do të ishte Departamenti i Informacionit Operacional (Doi) i krijuar nga vetë Putin-i kur ai ishte kreu i FSB-së në vitet 1990.

Spiunazhi i huaj tashmë do të ishte prerogativë e SVR-së (ish drejtoria e parë e KGB-së) dhe e GRU-së, një shërbim spiunazhi ushtarak.

Advertisement

Por Vladimir Vladimirovich donte që të kishte “sytë” e tij, të cilët të drejtoheshin mbi të gjitha operacionet e inteligjencës në ish-republikat sovjetike, të cilat ishin bërë të pavarura në fund të 1991.

Pas të ashtuquajturave revolucione me ngjyra të fillimit të këtij shekulli (ai i trëndafilave në Gjeorgji, më pas i portokallit në Ukrainë dhe i tulipanëve në Kirgistan) Putin-i do të kishte filluar t’u besonte vetëm burrave të FSB-së.

Në fillim të pushtimit, më 24 shkurt, Beseda dhe zëvendësi i tij Anatolij Bolyukh kishin për detyrë, sipas raporteve që megjithatë u mohuan kategorikisht nga Kremlini, të dërgonin një ekip special për të vrarë presidentin Zelensky.

Beseda dyshohet se iu drejtua disa qindra guerilasve çeçenë, shumë besnikë ndaj Presidentit Kadyrov.

Advertisement

Megjithatë, çeçenët duket se janë eliminuar të gjithë nga kundërzbulimi ukrainas. Ky dështim, së bashku me raportet e gabuara për situatën e brendshme të Ukrainës, do ta kishin bindur Putin-in të hiqte qafe Besedën dhe Bolyukh-in.

E gjithë historia duket se tregon edhe ekzistencën e përplasjeve të brendshme në organet e inteligjencës dhe ndërmjet shërbimeve të ndryshme të FSB-së.

Ukrainasit zbuluan se ata morën informacion mbi çeçenët nga një informator brenda FSB-së.

Nëse është e vërtetë, sigurisht që ishte dikush që donte ta nxirrte jashtë loje Beseda-n, deri vonë nën mbrojtjen e Putin-it.

Advertisement

Zërat e brendshëm në organet e shërbimit mohojnë shumë nga akuzat dhe thonë se analistët ishin mbajtur në errësirë mbi planet e pushtimit dhe për këtë arsye nuk mund të jepnin një pasqyrë të dobishme të situatës.

Sipas disa prej lajmeve të publikuara në internet, duket se shumë agjentë nuk kanë besim të madh në të ardhmen. Një hulumtim mbi shtëpitë për shitje në Krime zbuloi se ditët e fundit, një numër i madh apartamentesh në pronësi të punonjësve të shërbimit dhe zyrtarëve publikë janë vënë për shitje në treg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy